TIRANE - Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë pasi gjatë kontrolleve u janë gjetur tre pako kokainë dhe një armë zjarri pistoletë. Operacioni i policisë u zhvillua në rrugën "Asim Vokshi" në kryeqytet ku në prangat e policisë kanë rënë Arsen Caka, 30 vjeç, banues në Tiranë si dhe Gerard Ramaliu. Atyre iu sekuestrua një armë zjarri “Pistoletë” me fishekë, 3 pako të ambalazhuara me natriban me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë”, 2 aparate celular si dhe një automjet tip “Renault”.Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë.
Kontrolle për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.
Kontrollet nga “Shqiponjat”, Forcat e Operacioneve Speciale në D.V.P Tiranë dhe Patrullat e Përgjithshme të Komisariateve.
Gjatë kontrolleve kapen dhe arrestohen në flagrancë dy shtetas, ku njëri u arrestua për “Armëmbajtje pa leje” dhe tjetri për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike”. Sekuestrohen armë zjarri “Pistoletë” me fishekë, tre pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit “Kokainë”, aparate celular dhe automjet.
Shoqërohen për verifikim në Komisariatet e Policisë Tiranë 67 shtetas, me preçedentë penalë të mëparshëm si dhe janë verifikuar dhe kontrolluar 67 mjete.
