Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka pritur përfaqësuesit e çiklizmit, që në Turin e 75-të Çiklistik të Shqipërisë kanë bërë një paraqitje të mirë. Në këtë tur morën pjesë rreth 250 çiklistë, të ndarë në 13 ekipe nga e gjithë Europa, ku në fund triumfuan italianët.
Për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, ishte edhe një promovim i shkëlqyer që iu bë turizmit shqiptar dhe për këtë ka falenderuar drejtuesit e federatës përkatëse.
Turi i 75-të Çiklistik i Shqipërisë ka përfunduar me sukses dhe pa incidente, ku fitues u shpall një italian dhe skuadra e tij, mes 13 ekipeve pjesëmarrëse. Në 5 etapat është paraqitur mirë edhe ekipi kombëtar shqiptar, ku dy herë çikisti Xhuliano Kamberaj zuri vendin e dytë. Pikërisht për suksesin e këtij turi, KOKSH ka pritur çiklistët shqiptarë dhe ka falenderuar drejtuesit e federatës.