'Kolaps' në urgjencën e QSUT! 4 mjekë për mbi 300 të sëmurë! Mjeku ngre alarmin: Nuk ka krevate për fluksin, barrelat janë të dëmtuara

28 Qershor 2022, 16:33

Situata në Urgjencën e QSUT është alarmante për shkak të fluksit të madh dhe mungesës së kapaciteteve logjistike, por edhe për numrin e vogël të mjekëve në shërbim 24 orë. Mjeku Petrit Gjorgji denoncon të Report Tv atë që ndodh këto ditë në ambjentet ku qindra njerëz shkojnë për të marrë ndihmën e shpejtë mjekësore.