Kolaudimi dhe reforma në transportin rrugor, Gonxhja për Report Tv: Modernizim dhe përgjysmim të kostove për qytetarët

25 Janar 2021, 12:33 | Përditesimi i fundit: 2021-01-25 16:32:02

Në shkurt do të rihapet përsëri shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve, pasi iu kthye shtetit në 1 janar të këtij viti.

Drejtori i Transportit Rrugor Blendi Gonxhja në një intervitë të dhënë për Report Tv, deklaron se janë marrë të gjitha masat që sa më shpejt të jetë e mundur të rikthehet në shërbim me pajisje më moderne.

I gjetëm në cilësi jo të mirë. Edhe pjesa e ekipit për ristrukturohet. Gjithçka do të jetë online dhe sistemi do të jetë i ri. Do të kemi një model të ri certifikate. Do të ketë një barcode që do ta bëjë më të lehtë kontrollin. Letra do të jetë e një cilësie të lartë me elementë sigurie.  Qëllimi ynë është të përgjysmojmë kostot financiare të qytetarit. Ndërsa të gjithë ata që bëjnë shkelje dhe sjella e keqe në timon do t'i shtohen masat dhe kostot.  Për momentin të gjitha ata që kanë një certifikatë të vlefshme, t'i shtojnë edhe tre muaj datës së skadencës.  Ndërkohë që taksat duhet të paguhen", tha Gonxhja.

Sa i përket shtyrjes, kreu i DPSHTRR shprehet se shtyrja tremujore e afatit të kolaudimit vlen për të gjithë.

"Do të kemi punë në ditët e para, ndërsa do të merremi me ta.  Do të ketë shumë më tepër monitorim, kontroll dhe transparencë", tha ai.

Blendi Gonxhja foli edhe për atë që quhet reforma në transport, duke përfshirë transportin ndërqytetësm apo edhe biletën elektronike.

"Ne do të kemi një udhëzim të ri për transportin. Do të bëhet rregullimi i stacioneve të ndërmjetme dhe orareve.  Në vitin 2021 do të kemi një sistem me akte rregullatore të reja, fleksibilitetin e duhur, transparencë.

Sa i përket biletës elektronike kemi dy boshte të të njëjtit motor. Njëra janë bashkitë me transportin qytetës. Ata po punojnë në paralel. Ndërsa ne si institucion po punojmë për transportin ndërqytetës, pse jo edhe ndërkombëtar. Sistemi 'e-transporti' përfshin edhe këtë.  Kjo nuk është e gjitha vetëm një reformë për transportin, por edhe që njerëzit të shkurtojnë sa më shumë kostot dhe të  përdorin sa më shumë mjetet private, që janë kosto, ndotin ambientin, janë më shumë rrezik në rrugë", tha ndër të tjera në intervistën për Report Tv, Drejtori i Transportit Rrugor Blendi Gonxhja.