Kolaudimi rifillon në shkurt, Gonxhja: Taksat vjetore nuk shtyhen, kush nuk i paguan nuk përfiton

20 Janar 2021, 13:59

Brenda muajit shkurt do të rihapet përsëri shërbimi i kontrollit teknik të automjeteve. Lajmin e bën të ditur drejtori i Transportit Rrugor Blendi Gonxhja, i cili thotë se vlefshmëria certifikate shtyhet edhe për qytetarët që ju ka skaduar në muajit nëntor dhe dhjetor 2020. Gonxhja tha se kush nuk paguan taksat vjetore nuk përfiton nga shtyrja.