Kolegët trajner të Vllaznisë përfundojnë në prokurori, akuza dhe kundër akuza: Detyruan volejbollistet të më kërkojnë largimin

20 Qershor 2020, 17:47

Ardian Mikopoli, tashmë një ish-trajner i volejbollit për femra, ndihet i tradhëtuar nga miqtë dhe kolegët e tij. Ai rrëfeu sot para kamerave duke bërë publike historinë e tij se miqtë-kolegë thurrën një komlot për ta larguar nga puna duke shfrytëzuar mungesën e tij prej vetëm 7 ditësh në stërvitje. Çështje që tashmë ka përfunduar në dyert e prokurorisë së shkodrës. Kolegu i tij trajner dhe drejtori sportive sipas Mikopolit detyruan edhe vajzat sportiste të klubit Vllaznia që të firmosnin një peticion për largimin e tij nga puna.

"Nga ajo ditë kur vajzat kanë firmosur atë shkresë, unë kam vendosur se nuk do të jem më pjesë e trajnimit në Bashki, por do të jem pjesë e fortë e tregimeve të forta institucionale dhe do ta çoj deri në fund të drejtën time. Por unë nuk pranoj që vajzat të kapen forcërisht dhe të detyrohen të dalin e të firmosin, në një kohë që ata më shkruajnë të kundërtën dhe po jua bëj prezent mesazhin që më dërgon njëra prej tyre,"-u shpreh fillimisht Mikopoli.