Kolegji i Posaçëm i Apelimit në godinë të re pranë ish ambienteve të KLSH

8 Qershor 2018, 16:53 | Përditesimi: 8 Qershor 2018, 16:53

Në një ceremoni ku të pranishëm ishin monitoruesit ndërkombëtar të procesit të vettingut, ambasadorë dhe gjyqtarë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit janë inauguruar ambientet e reja të Kolegjit të Apelimit.

Këto ambiente do të jenë pranë gjykatës Kushtetuese në ish godinën e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Të pranishmit vlerësuan procesin e vettingut ndërsa u shprehën se ky proces është i domosdoshëm dhe përfitimet prej tij do të jenë të mëdha aq sa do të finalizohen me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

b.ha./Shqiptarja.com