Kolegu abuzoi për vite me radhë me 16-vjeçaren/ Efektivi i policisë në lot gjatë protestës në Drenas

8 Shkurt 2019, 21:52

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka "shpërthyer" në lot gjatë protestës së një grupi përfaqësuesish të Shoqërisë Civile pas abuzimit seksual të një vajze 16-vjeçe nga një efektiv policie. Protesta u zhvillua përpara komisariatit të policisë. Në një moment protestuesit po lëshonin thirrje duke i quajtur përdhunues efektivët që kishin krijuar kordonin e policisë pranë komisariatit. 

Mesa duket kjo ka prekur jo pak një prej policëve më në moshë i cili u pa i emocionuar gjatë protestës. Disa nga organizatorët pas gjestit të tij i dhanë përqafime të gjithë policëve një nga një në shenjë respekti dhe më pas shpërndanë protestuesit.