Kolumbi, të vrarë dhe të plagosur gjatë protestave kundër presidentit Ivan Duque

20 Dhjetor 2019, 10:12

Nuk ndalen protestat e nisura që nga 21 nëntori në Kolumbi. Nga përplasjet e djeshme me forcat e rendit ka mbetur i vrarë një 17 vjeçar, i cili para dy javësh kishte humbur edhe njërin sy gjatë një mobilizimi të madh antiqeveritar dhe kundër presidentit Ivan Duque.

Sipas agjencisë së lajmeve EFE raportohet se në rrugët e Bogota, gjatë përleshjeve me policinë ka patur edhe disa dhjetra të plagosur.

Që prej nëntorit numri i të vrarëve nga rradhët e protestuesve ka arritur në 18 dhe më shumë se 300 janë arrestuar, kurse nga forcat e policisë ka patur disa të vrarë dhe qindra të plagosur.

Kolumbia ka kaluar nëpër një valë protestash. Ndër kërkesat e protestuesve janë tërheqja e projektit të reformës së sistemit të pensioneve, çmontimi i skuadrës së policisë ESMAD dhe ndërprerja e reformave të punës të propozuara nga qeveria.