Kombëtarja dështon sërish të fitojë, Lituania 'kockë e fortë'

14 Tetor 2020, 20:47

 

Kombëtarja shqiptare nuk ka arritur të hakmerret për humbjen e një muaji më parë kundër Lituanisë, pasi në ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve kuqezinjtë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 edhe pse patën disa raste të pastra shënimi.

Në këtë 90 minutësh Reja bëri disa ndryshime në formacion nga ndeshja me Kazakistanin ku aktivizojë nga minuta e parë Lenjanin në vend të Trashit, Laçin në vend të Kallakut dhe Seferin në vend të Manajt.