Kombëtarja në Ligën e Kombeve, Seferi dhe Çekiçi: Synojmë vendin e parë në grup! Mundësi që na kualifikon për Europianin e radhës

28 Maj 2022, 19:18

Njësoj si trajneri Edi Reja, dy lojtarët Taulant Seferi dhe Endri Çekiçi kanë dalë në konferencë për media duke thënë se janë të lumtur dhe po përgatiten për fitore në dy ndeshjet e Kombëtares në Ligën e Kombeve që do të luhen në qershor. Seferi dhe Çekiçi thanë se e ka në dorë trajneri për të vendosur se cili do të luajë dhe shprehen se do të bëjnë maksimumin në momentin që do të futen në fushë  pasi synojnë vendin e parë në grup.