'Kombëtarja se ka luksin të dënojë 5 lojtarë', Bogdani: Reja nuk ka sjellë stabilitet në skuadër

6 Tetor 2020, 19:16

Kapiteni Elseid Hysaj, Odise Roshi, Sokol Cikalleshi, Sadiku dhe Balaj janë pesë futbollistë kyç të Kombëtares që janë lënë jashtë grumbullimit për dy ndeshjet e Ligës së Kombëve që luhen me 11 dhe 14 tetor kundër Kazakistanit dhe Lituanisë. Spekulimit thonë se ata janë dënuar për shkak se thyen rregullat duke marrë pjesë në fejesën e Roshit një ditë para humbjes me Lituaninë. Për ish-futbollistin e Kombëtares Erjon Bogdanin, në rast se kjo hipotezë është e vërtetë, atëherë trajneri duhet mbështetur.

“Çdo ekip, jo vetëm ekipi kombëtar ka një rregullore dhe unë jam me trajnerin në rast se kjo rregullore thyhet pavarësisht nga rëndësia që lojtarët kanë në skuadër. Megjithatë unë nuk mund të flas për këto lojtarë sepse kanë qenë shokë skuadre me mua, I kam stërvitur dhe unë, Por kanë inteligjencën e duhur  për të kërkuar falje dhe për t;I sheshuar sa më shumë këto keqkuptime, sepse Shqipëria nuk e ka luksin për t’I larguar këto lojtarë,”- u shpreh ai.

Pavarësisht kësaj sipas Bogdanit ata janë futbollistë të domosdoshëm për kombëtaren.

“Shpresoj si gjithë të tjerët që faktikisht të mos ndihet shumë mungesa e tyre, pavarësisht se po flasim për lojtarë shumë të mirë, të cilët I kanë dhënë tonin ekipit Kombëtar.”

I pyetur për disbalancën që ka kombëtarja, pasi në fillim fitoi kundër Bjellorurisë dhe më pas humbi ndaj një kundërhstari si Lituania Bogdani përgjigjet:

“I mungon përqendrimi  maksimal, por kam parë që gjatë kohës që ka qenë Reja trajner ka patur shumë ndryshime në lojtarë. Duhet të kemi një grup, të konsilidohen të paktën 15-16 futbollistë pavarësisht moshës, sepse mund të jenë edhe futbollist të rij. Të krijohet një grup i rëndësishëm që t’i jepet edhe përgjithësi grupit për të arritur objektivat.”