Kombinati me 'dy fytyra'! Tregu shembull, por kaos në dyert e minibashkisë...qytetarët të irrituar

6 Prill 2020, 14:40

TIRANË- Disiplinë dhe respektim rregullash nga njëra anë në tregun e Kombinatit dhe nga ana tjetër në dyert e minibashkisë kaos dhe distanca që as imagjonohen të ruhen për të mirën e të gjithëve.

Kamera e Report Tv është ndaluar tek minibashkia, aty ku mbi 30 qytetarë të irrituar denoncojnë problematikat e tyre duke kërkuar një përgjigje për shërbimet e munguara.

E teksa një prej stafit të bashkisë mundohet t'i shpjegojë, ata thonë se s'kanë marrë bonusin e qirasë, s'mund të regjistrojnë dot fëmijët e porsalindcur, s'kanë karta identiteti për të kryer shërbimet në bankë si dhe s'kanë marrë pagesën e kempit.

Për t'i bërë apel në ruajtjen e distancës te kjo hapësirë publike ishte dhe patrulla e ushtrisë ndërsa në pritje të një përgjigje qytetarët jo vetëm s'e respektojnë këtë thirrje, por dynden në dyert e minibashkisë edhe pse ato janë të mbyllura.