Komedia 'Pas vdekjes', premierë në teatrin e improvizuar në natyrë të Korçës

18 Korrik 2020, 18:03

Premiera e komedisë së njohur ‘Pas vdekjes” e Andon Zako Cajupit është vënë mbrëmjen e djeshme në skenë në teatrin e Korçës, por në një mënyrë shumë ndryshe, pasi është zhvilluar në natyrë për shkak të pandemisë COVID-19.

Jo rastësisht kjo premiere u zgjodh te shfaqej ne oborrin e ABC-se, mësonjëtores së parë shqipe pasi nëpërmjet komedisë u përcollën mesazhe të forta për ruajtjen e vlerave të gjuhës shqipe.