Komenti i Rudina Hajdarit për Nexhmije Hoxhën: Nuk iu fut gjembi në këmbë, për të ardhur keq që iku e qetë në botën tjetër

26 Shkurt 2020, 18:58

"Më vjen keq që kjo grua nuk iu fut as gjembi në thembrën e saj. Jetoi e qetë dhe asgjë nuk i ndodhi asaj gruaje. Kjo plagë është tejet e rëndë për shqiptarët. Se janë këta persona që e kanë tejzgjatur tranzicionin e vendit, si ajo jeton e qetë dhe ka pasur rol të madh në vendimmarrjen politike. Mosha e saj ishte goxha e vonë, dhe nuk i ndodhi asgjë. Duke përdorur këtë rast, dua që të them që një nga amanetet e '90 nuk është plotësuar, atë që kanë abuzuar gjatë regjimit komunist të marrin ndëshkimin, ikën në një botë tjetër tepër të qetë, dhe kjo është për të ardhur keq", tha Hajdari.

  •