Komikët rusë fusin në ‘kurth’ edhe Kryeministrin Ramush Haradinaj. Zbulohet biseda telefonike e tyre

12 Korrik 2019, 14:47 | Përditesimi i fundit: 2019-07-12 16:48:57

Dy komikët rusë, Vladimir Kuznetsov dhe Alexei Stoljarov, të njohur për “lojën” e hidhur me Kryeministrin e Maqedonisë Veriore Zaev, kanë vënë në lojë edhe kryeministrin e Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj.

Njëri prej komikëve, i është prezantuar kryeministrit kosovar si të ishte ish/presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko.

Gjatë bisedës, “Poroshenko gastor” i ka thënë Haradinajt se  “pas zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë do ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës”

Komikët rusë e kanë telefonuar kryeministrin Ramush Haradinaj dy herë,  një herë në muajin janar dhe një herë në prill.

Në njërën prej bisedave, e publikuar në kanalin Youtube nga ‘Russia 24 tv’, Kryeministri i Kosovës i premton mbështetje në zgjedhje ‘Poroshenkos’ rus, duke i thënë se do ta përkrahë atë publikisht përmes llogarisë së tij në Twitter.

“Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për ju, dhe ju uroj sukses për të dielën. Zgjedhja juaj është shumë e rëndësishme për Ukrainën” i ka thënë Haradinaj gjatë bisedës komikut rus i kamufluar si Poroshenko

Pas urimit, ‘Poroshenko’ i ka thënë Kryeministrit të Kosovës se pas fitores do ta pranojë Kosovën si një shtet të pavarur.

    No videos found.