Komisioni Europian i dhuron 115 mln euro Shqipërisë për rindërtimin pas tërmetit

17 Shkurt 2020, 15:10

Komisioni Europian përpos 15 mln eurove i ka dhuruar Shqipërisë edhe 100 mln euro të tjera për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit duke e dërguar në total 115 mln euro ndihmën. Presidentja e KE-së, Von der Leyen u shpreh se mbështetja për Shqipërinë do të vijojë për rindërtimin për ta filluar nga e para pasi dëmet janë shumë të mëdha.