Komisioni i Disiplinës merr vendimin për dhunën ndaj fotografit në ndeshjen Partizani-Flamurtari

26 Shkurt 2019, 14:28 | Përditesimi: 26 Shkurt 2019, 14:28

Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani që do të zhvillohet të premten do të ketë prezente të dy tifozëritë e klubeve pavarësisht se në javën që lamë pas kanë shkaktuar incidente.

Në vendimet e Komisionit të Disiplinës të zbardhura ditën e sotme klubi i Partizanit është dënuar me 2 ndeshje pa praninën e tifozëve në “Selman Stërmasi” për dhunën e shkatuar nga mbështetësit e kuq ndaj fatografit të Flamurtarit. Edhe pse një shkelje e rëndë, Komisioni i Disiplinës ka vepruar me dorë në zemër në këtë rast, duke mos i hequr bukurinë derbit. Për Partizanin gjithashtu do të ketë edhe një gjobë në vlerën monetare prej 200.000 mijë lekësh të reja.

Ndërkohë me gjobë të majme është dënuar edhe Tirana për sjelljen e gabuar të përsëritur të tifozëve. Për klubin bardheblu Komsioni i Displinës ka dhënë gjobën prej 400 mijë lekësh të reja.

Me gjobë për sjellje të gabuar të tifozëve në shifrën e 100 mijë lekëve të reja janë dënuar edhe Skënderbeu me Luftëtarin. Kjo bën që FSHF në javën e 23 të Superligës si pasojë e gjobave të vendosura të arkëtojë 800 mijë lekë të reja.

Më keq nga të gjitha nga Komisioni i Disiplinës e ka pësuar futbollisti i Luftëtarit Albano Aleksi i cili për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes është dënuar me 4 ndeshje pezullim.

b.ha./Shqiptarja.com