Komisioni i Legjislacionit/ Rrëzohet me 12 vota kundër nisma e opozitës për Vettingun në politikë

7 Dhjetor 2018, 22:56

TIRANË- Është rrëzuar me 12 vota kundër nga mazhoranca Vettingu në politikë. Votimi u bë në mbledhjen e sotme në Komisionin e Legjislacionit ku edhe u shqyrtua nisma e PD-së për Vettingun.

Në fjalën e tij gjatë mbledhjes, deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi u shprehur se mund të bëhen përmirësime nëse nisma shqyrtohet nen për nen.

Gjatë shqyrtimit nen për nen mund të bëjmë përmirësime ligjore. Të miratojmë ndryshimet kushtetuese e më pas të bëjmë ligjin e posaçëm për Vettingun në politikë.

Oerd Bylykbashi, deputet i PD-së

Ndërsa deputetja socialiste, Vasilika Hysi i ka mëshuar faktit që Komisioni i Venecias ka gjetur problem në propozimin e opozitës.

Venecia e ka gjetur problematik propozimin. Na kanë dhënë leksion se Vettnigu i gjyqtarëve nuk është i njëjtë me atë në politikë. Të mos e miratojmë nismën e PD dhe LSI në seancën plenare.

Vasilika Hysi, deputete e PS-së

Bylykbashi i është përgjigjur fjalës së Hysit duke u shprehur se Komisioni i Venecias tha se qëllimi ishte legjitim, ndërsa gjithë të tjerat janë teknikalitete. 

“Të vijojmë dialogun konstruktiv siç edhe na këshillon Komisioni i Venecias për teknikalitetet,”- shtoi Bylykbashi.