Komisioni i Ligjeve/ Miratohen ndryshimet në ligjet e reformës në drejtësi

15 Korrik 2019, 20:02 | Përditesimi: 15 Korrik 2019, 20:02

Komisioni i Ligjeve miratoi sot disa ndryshime në dy ligje të reformës në drejtësi, bëhet fjalë statusin e gjyqtarëve të prokurorëve dhe atë për organet qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Ndryshimi i 22 neneve u bë jo vetëm nga mazhoranca, por edhe me votat e opozitës së re.

Pa këtyre ndryshimeve të bëra në dy ligjet më të rëndësishme të reformës në drejtësi, KLP dhe KLGJ do u jepet mundësia të marrin masa disiplinore për gjyqtarët dhe prokurorët.

 Ndër të tjera, u thjeshtua emërimi i të diplomuarve nga magjistratura duke ndihmuar dhe në plotësimin e vakancave nëpër gjykata.  Por reforma në drejtësi mund të ndryshojë, pasi sipas kryetarit të komisionit të ligjeve, ligjet mund të korrektohen në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.

Këshilli i legjislacionit kishte më shumë se një vit e gjysmë që nuk arrinte në vendimarrje dhe pse ekspertët e forcave politike kishin përgatitur drafte si pasojë e bojkotit të gjatë dhe në fund djegies së mandateve nga PD dhe LSI.  Miratimi i këtyre ndryshimeve  kërkon 84 vota nga parlamenti i Shqipërisë.

 

r.k./Shqiptarja.com