TIRANË- Komisioni i vlerësimit të kandidaturave në Partinë Demokratike ka përfunduar sot procesin e vlerësimit të emrave që u votuan nga baza.
Janë 326 emra që tashmë do të shqyrtohen nga Kryesia e PD, për të përcaktuar listën finale të kandidatëve. Në total, Komisioni i Vlerësimit në PD ka skualifikuar rreth 150 emra. Pasdite komisioni do të dalë me një deklaratë për të dhënë më shumë detaje.