Komisioni i 'Zgjedhores', opozita parlamentare këmbëngul te kërkesat: Nuk votojmë pa ndryshim sistemi e lista të hapura! Gjiknuri: Kemi një marrëveshje, nuk e shkelim

12 Qershor 2020, 21:37

Komisioni parlamentar për reformën zgjedhore ka zhvilluar  90 minuta mbledhje për të prezantuar para anëtarëve të këtij komisioni marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik. Mbledhja që nisi në orën 17:00 ka pasur në fokus të saj informimin e anëtarëve të komisionit për marrëveshjen e arritur në Këshillin Politik dhe ecurinë e mëtejshme të reformës. Mbledhja u zhvillua online me anëtarët e komisionit, ndërsa të pranishëm në zyrë ishin vetëm Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari, Rafl Gjoni dhe Myslim Murrizi.