Komisioni për shkarkimin e Metës, deputeti i PS-së i vendosur: Jemi të qartë, pavarësisht 'Venecias'

10 Mars 2020, 19:18

Pavarësisht qëndrimit të Komisionit të Venecias lidhur me përplasjet mes parlamentit dhe presidentit për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, Komisioni Hetimor do vazhdojë punën për shkarkimin e presidentit Meta.  “Pa diskutim që po, kemi një komision hetimor, jemi brenda afateve që ka përcaktuar Kuvendi i Shqipërisë, në përfundim të administrimit të raportit të komisionit të Venecias do të thërrasim Komisionin Hetimor”, u shpreh Shameti.