Komisioni për ‘Territorialen’, PS-PD bëhen bashkë: Plani i punës të shtyhet deri më 30 shtator

22 Qershor 2022, 15:52

Anëtarët e maxhorancës dhe opozitës kanë rënë dakord që të shtyjnë me një muaj e gjysmë afatin për punimet e Komisionit për Reformën e re territoriale. Projekt-harta për ndarjen e re administrative do të prezantohet nga deputetët pasi të kthehen nga pushimet, ndërsa sipas planit të punës, Komisioni përfundon afatin në 30 Shtator.