Komiteti i Rindërtimit, Rama: Do të doja të ishte këtu edhe opozita,s'kemi çfarë të ndajmë

1 Dhjetor 2019, 15:35

Kryeministri Rama deklaroi se do të donte që në këtë tryezë të Komiteti të Rindërtimit do të donte që të ishte pranishme edhe opozita.  "Ky komitet ngrihet për të qenë një institucion që sugjerojë të gjithë procesin e adresimit të plagëve dhe të kurimit të tyre deri në momentin kur programi i rindërtimit do të jetë i përfunduar.

Besoj që të gjithë bashkë duhet të biem dakord për transparencën në përdorimin e të gjitha të ardhurave për kurimin e këtyre plagëve. Qeveria është përgjegjëse për buxhetin e shtetit dhe atë që do të vendosë në dispozicion. Edhe buxheti që do të vendoset në funksion duhet të jetë e monitoruar, ashtu sikur edhe fondet e mbledhura nga organizatat e solidaritetit.

Ky komitet është garanti se programi i rindërtimit do të jetë vërtetë fryt i të gjithëve. Qeverisja e këtij procesi bëhet në këtë nivel. Do të doja të ishte këtu edhe opozita, pasi janë të mirëpritur gjithmonë. Do të doja të ishte këtu edhe opozita dhe janë gjithmonë të mirëpritur. Sepse këtu nuk kemi çfarë të ndajmë dhe nuk kemi çfarë dallimesh të kërkojmë tek njëri-tjetri. 

Ajo çka besoj që e ndani me mua është barra kolosale e kësaj sfide, është një sfidë tejet e vështirë jo vetëm në aspektin financiar, por në të gjithë hallkat e veta për të garantuar proces. Nuk është e thënë që nëse i ke fondet ke dhe suksesin në rast se nuk arrin të organizohemi si duhet. Të bëjmë çmos që të ulim në maksimum shfaqjet sporadike dhe të japim mesazhin për të gjithë që të kanalizojmë kontributet  përmes këtij komiteti që është garant i të gjitha palëve" tha Rama.