Kompania Adria Ferries dhuron 60 dyshekë për tërmetin

24 Dhjetor 2019, 17:38

Kompania "Adria Ferries" ka dhuruar 60 dyshekë për të prekurit nga tërmeti. Dyshekët u dorëzuan sot në portin e Durrësit. Report TV kontaktoi me komandanti i tragetit, Klaudia Salvatore Dellaroca i cili tha se e gjithë kompania ndihet e lumtur të ndihmojë popullin shqiptar mik.

"Kompania detare Adria Ferries është e lumtur të ndihmojë konkretisht popullin shqiptar të goditur nga tërmeti 26 nëntorin e shkuar. Duke para raportin miqësor dhe solidar që prej vitesh na lidh me popullin e shqiponjave kemi marrë menjëherë vendimin për të dhuruar sa më shpejt më shumë se 50 dyshekë që shpresojmë të ndihmojnë sa më shumë dhe t'u japin konfort qytetarëve shqiptarë të goditur nga tërmeti", u shpreh komandanti.

Komandanti Dellaroca tha se president i kompanisë dëshironte të ishte vetë prezent gjatë dorëzimit të dyshekëve, por duke parë urgjencën shmangu formalitetet për t'i dhenë prioritet nevojës së banorëve të dëmtuar nga tërmeti.

"Presidenti i kompanisë Alberto Rosi fillimisht kishte shprehur dëshirën për të qenë vetë prezent gjatë dorëzimit të dyshekëve qytetarëve shqiptarë, por përpara urgjencës së paraqitur nga policia shqiptare për nevojën e menjëhershme preferoi të shmangë formalitetet për t'i dhënë prioritet dorëzimit sa më shpejt të dyshekëve. Jemi shumë të lumtur që ndihmuam popullin shqiptar në këtë ditë të vështirë", përfundoi ai.

Dyshekët e dhuruar nga kompania Adria Ferris do të dorëzohen në zonën e Lezhës.

Edhe më herët, Kompania Adria Ferries në ndjekje të tërmetit të fuqishëm që ka goditur Shqipërinë, ka aktivizuar një llogari për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar popullin e prekur nga tërmeti.