‘Kompanitë të blejnë prodhim vendas’, Braçe: Kjo është themelore që vitin tjetër të kemi grurë dhe misër! Ka pika që e shesin naftën më lirë se çmimi që ka përcaktuar bordi

7 Qershor 2022, 13:40 | Përditesimi i fundit: 2022-06-07 16:19:26

Në komisionin e ekonomisë është shqyrtuar akti normativ, për të transparencën dhe monitorimin e çmimit për disa produkte bazë ushqimore, pas rritjes së çmimit. Në fjalën e tij deputeti socialist Erion Braçe, tha se qeveria duhet që të orientojë kompanitë private që të blejnë prodhimet vendase, kryesisht grurë dhe misër, e madje me çmim edhe më të lartë se i tregut. Sipas Braçes kjo është themelore, që vitin e ardhshëm të kemi grurë dhe misër