Kompanitë televizive humbasin shifra të frikshme, futbolli në Angli në prag të recesionit

26 Mars 2020, 12:15

Ditë aspak të mira për futbollin në botë, e sidomos kur bëhet fjalë për një nga kampionatet apo vendet më të stabilizuar nga financat siç është Anglia. Kampionati elitar I këtij vendi po shkon në recesion nga ana ekonomike, duke detyruar Ligën që të thirrë një mbledhje me Shoqatën e Futbollistëve për t’I kërkuar këtyre të fundit uljen e pagave me 50% deri në katër muaj.

Këto kohë që është ndalur futbolli raportohet humbja me shifra stratosferike të televizioneve që kanë të drejtat televizive të Premier League. Daily Mail shkruan se Sky Sports ka humbur 750mln paund gjatë kësaj kohe që është ndërprerë kampionati, ndërsa numri I shikuesve në këto kanale është ulur ndjeshëm, duke sjellë edhe largimin e reklamave. Pavarësisht kësaj Sky Sports u ka dhënë mundësinë teleshikuesve të ndërpresin kontrat, në një kohë kur shërbimi nuk ofrohet.

Gjithsesi më shumë se futbollistët e Premier e Premier, që për hir të vërtetës janë të pasur, problemi qëndron në kategoritë më të ulta. Aq më shumë kur bëhet fjalë për punonjësit e këtyre klubeve si fizioterapistët, magazinierët apo zëdhënësit e klubit, të cilët marrin paga shumë më të ulta se futbollistët.

Si rrjedhojë, duke iu referuar Daily Telegraph, Ligat janë duke i kërkuar shoqatës së klubeve për të ulur rrogat futbollistëve deri në 50% për katër muaj. Ndërkohë që disa klube të kategorive më ulta se Premier League po mendojnë edhe për rrugë alternative, siç janë ndihmat e qeverisë, të cilat afrojnë 80% të pagës deri në 2.5 muaj.

Sakaq lajme të ngjashme vijnë dita ditës edhe nga Italia e Spanja. Për momentin futbolli po mbahet nga zemërgjerësia e pronarve, por shumë shpejt në rast se ky sport nuk do të luhet për shkak të koronavirusit atëherë rrënimi është afër.