Kompensimi i çmimeve për materiale ndërtimi, Ministrja: Paketë anti krizë, përfitojnë 300 kompani! Duma: Gënjeni, publikoni fituesit! Favorizoni miqtë e Ramës

30 Qershor 2022, 15:55

Opozita akuzoi ashpër qeverinë, se me aktin normativ për kompensimin e materialeve të ndërtimit, po përpiqet të favorizojë miqtë e kryeministrit Rama. Ata kërkuan kompensimin e shtresave të tjera në nevojë, por për ministren e Ekonomisë, ky akt synon mbështetjen e sektorit të ndërtimit, veçanërisht për investimet publike, që sjell rritje ekonomie.