Kompensimi i çmimeve për materialet e ndërtimit, Braçe: Veprim i duhur, qeverisja e Berishës i mbyti me borxhe! Ky akt duhet të jetë transparent, ja kompanitë që s’duhet të fitojnë

30 Qershor 2022, 12:30

Deputeti socialist Erion Braçe e ka konsideruar një veprim të duhur aktin normativ për kompensimin e çmimeve të ndërtimit. Braçe ka krahasuar qeverinë e Edi Ramës me atë të Sali Berishës, ku tha se ky i fundit në kohën e krizës në vitin 2008-2009 i përplasi kompanitë në dyert e bankave për të marrë kredi pasi i detyroi për të plotësuar kontratat që kishin me qeverinë. Braçe tha se qeveria në atë kohë shkoi edhe me tej, duke miratuar një VKM që ndalonte kompanitë që nuk kishin plotësuar 70-75% të kontratës të konkurronin në kohë krize, ndonëse ne kohë krize.