Kompensimi i çmimeve të ndërtimit, Duma: Po favorizoni ndërtuesit që ulen në tavolinë me Ramën! Pse s'i publikoni kompanitë fituese, gënjeni, nuk janë 300

30 Qershor 2022, 12:18

Deputetja demokrate Grida Duma ka kundërshtuar aktin normativ për kompensimin e çmimeve të materialeve të ndërtimit, duke akuzuar qeverinë se nëpërmjet këtij akti po favorizon kompanitë më të mëdha që e kanë tregun e sigurt. Sipas Dumës, maxhoranca do aprovojë një akt normativ që privilegjojnë më të pasurit e ata më të avantazhuarit. Demokratja tha se ky akt favorizon ato kpamni ndërtimi që ulen me Edi Ramën në tavolinë.