Kompleksi i pallateve përfshihet nga flakët, 7 persona të vdekur dhe 30 të plagosur në Francë (FOTO)

5 Shkurt 2019, 09:07

FRANCË - Shtatë persona kanë vdekur për shkak të një zjarri të rënë mbrëmjen e djeshme në një ndërtesë tetë katëshe në jug-perëndim të Parisit, ndërsa 30 të  tjerë, përfshirë 3 zjarrfikës, kanë mbetur të plagosur.

Sipas autoriteteve vendase, një grua është vendosur në pranga pasi dyshohet paraprakisht se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht. 

Rreth 200 zjarrfikës janë mobilizuar për të evakuuar banorët, ndër të cilët kanë qenë edhe ato të ndërtesave fqinje. “Numri i personave të prekur nga zjarri mund të rritet, pasi zjarri ende nuk është shuar”, është shprehur për agjencinë e lajmeve AFP një zjarrfikës.

Kryebashkiakja Anne Hidalgo i ka dërguar ngushëllimet e saj viktimave dhe mësohet se i është drejtuar vendit të ngjarjes. Sakaq, këshilli i qytetit ka planifikuar mbajtjen e një minutë heshtje për nder të viktimave në orën 10:00.