Kompozoi muzikën e Himnit tonë Kombëtar, pianistja Lazo luan “Zina Dunarei” të Porumbescu-t

24 Prill 2020, 16:41 | Përditesimi i fundit: 2020-04-24 17:11:19

Ajo është padyshim një nga artistet, që ka ditur më së miri të tregojë jashtë kufijve vlerat kulturore të vendit tonë. Pianoja e Dhurata Lazos, krahas lojës së bukur të gjenive të muzikës klasike është bërë ndër vite rrëfimtare e muzikës shqiptare për të huajt, por kësaj here misioni i saj është një tjetër. Prej Gjermanisë, për bashkatdhetarët e vet sjell “Zina Dunarei”, një nga pjesët e kompozitorit rumun Ciprian Porumbescu, që kompozoi edhe muzikën e himnit të vendit tonë. Artistja për publikun e “Report Tv”, rrëfen edhe dashurinë, respektin, hapjen ndaj botës së artit e kulturës, jo vetëm si çelës për të kaluar në harmoni këto ditë izolimi, por edhe më tej. Për përballjen e jetës në karantinë, ajo vë theksin mbi kujdesin e veçantë që nevojitet për moshat e treta, si dhe për fëmijët e individët me nevoja të veçanta.