Kompromisi i BE për klimën, energjia bërthamore hyn në energjitë "e gjelbërta", Conte: Italia, rol udhëheqës

13 Dhjetor 2019, 13:26

Pas një maratone të gjatë dhe të vështirë negociuese, udhëheqësit e BE-së, duke ‘maskuar’ ndarjet e brendshme për Marrëveshjen e Gjelbër, kanë arritur kompromisin e nevojshëm dhe kanë nënshkruar konkluzionet e shumë kërkuara edhe nga Lëvizja mbarëbotërore për Klimën e udhëhequr nga aktivistja suedeze Greta Thunberg.

Vende e Unionit europian kanë vendosur që deri në vitin 2050 emetimet e gazit në atmosferë do reduktohen në 0%.

Kompromisi i vendeve të BE-së gjithashtu shënoi një sukses të konsiderueshëm për pro-bërthamorët: Përfundimet e Këshillit Europian, të miratuara nga vendet e unionit, njohin në mënyrë të qartë energjinë atomike si energji e Gjelbër dhe e domosdoshme gjatë periudhës trazitore.

Vendi i vetëm që nuk firmosi marrëveshjen ishte Polonia, një vend që ka 80% të prodhimit të saj të energjisë nga qymyri dhe që dëshiron të ketë më shumë qartësi se si do të financohet tranzicioni i energjisë.

Për momentin, Ursula von der Leyen ka hedhur në tryezë një fond prej 35 miliardë (potencialisht në gjendje të mobilizojë deri 100 miliardë), i krijuar për të zbutur kostot e tranzicionit, veçanërisht në ekonomitë që varen kryesisht nga qymyri, por që nga shumë vende konsiderohet një tortë e vogël për gojët e mëdha të shumë vendeve të BE-së.

"Ne do të luftojmë për ato fonde" – deklaroi kryeministri italian Giuseppe Conte, i cili kërkoi që këto fonde të mund të përdoren edhe për vendet prodhuese të çelikut.

Kryeministri Conte përsëriti se Italia është në ballë të tranzicionit të energjisë me një rol udhëheqës për marrëveshjen e gjelbër dhe deklaroi se Italia do të punojë për të siguruar që një pjesë e fondeve të përdoren gjithashtu për tranzicionin e energjisë në të ndryshme sektorët industrialë

Dje, protestat e ambientalistëve kanë mirëpritur liderët europianë kur ata mbërrijnë në samitin e Brukselit.

    No videos found.