Komuniteti rom në Durrës në protestë: S'kemi ç'të hamë...furra u jep bukë falas

26 Mars 2020, 11:13 | Përditesimi i fundit: 2020-03-26 14:41:05

DURRËS- Dhjetëra pjesëtarë të komunitetit rom në qytetin e Durrësit kanë dalë në protestë ditën e sotme, por protesta nuk ka zgjatur shumë, kjo për shkak të zemërgjerësisë së një biznesi. Ata kërkonin ndihmën e shtetit, pasi sipas tyre mbyllja në shtëpi, po i kushton shumë aq sa nuk kanë as bukë të hanë. Mirëpo, një biznes u ka shpërndarë bukë falas. Të pakënaqur, por më pas ato janë shpërndarë në shtëpi.

"E shikon këtë bukë, kush do ta hajë këtë, kush? Jemi vetë i dhjeti në shtëpi", tha një banore.

"Jam vetë i teti, të hajnë kalamaj", tha një tjetër.

Ajo që vihet re është se askush prej tyre nuk ka masa mbrojtëse, qëndrojnë në grumbuj me njëri-tjetrin, të pashqetësuar se mund të infektohen me koronavirus nga dikush që nuk e di që është prekur.