Koncert me muzikë baroke në ishullin e Maligradit! Inva Mula: Të promovojmë turizmin

26 Korrik 2020, 20:21

Në ishullin e Maligradit është mbajtur një koncert modest nga MIK Festival me pjesëmarrjen e sopranos Inva Mula. Ajo tha se qëllimi është promovimi i vendeve turistike.  Ky festival ishte planifikuar të mbahej për tre ditë me radhë në Korçë, por për shkak të aktit normativ të qeverisë që nuk lejon. MIK festival këtë vit ka sjellë tingujt e muzikës baroke në ishullin e Maligradit.

Tingujt e kësaj muzike u harmonizuan ne perfeksion me monumentet historike, siç është kisha e Maligradit dhe natyra e mrekullueshme e Prespës. Festivali i muzikës internacionale përkon me edicionin e tretë të tij, por për shkak të Covid-19 trokiti simbolikisht në një ditë të vetme.