Koncert me muzikë klasike në vigjilje të Pashkës, vlonjatët në dritare! Leli: Shpresë për të ardhmen

11 Prill 2020, 20:56

Në vigjilje të Pashkës ku mesha do të mbahet sonte në mesnatë online artistët Aulon Naci dhe Sokol Toto mbrëmjen e sotme dhuruan për qytetarët e Vlorës tinguj muzike Live për të thyer monotoninë nga karantina. Artistët luajtën në piano për 60 minuta muzikë klasike, ndërsa ndryshe nga herët e tjera spektatorët i duartrokitën nga dritaret dhe ballkonet.