Koncerti: Beso në Krishtlindje” nxjerr në skenë Andrea Bochelin së bashku me të bijën

14 Dhjetor 2020, 15:44 | Përditesimi: 14 Dhjetor 2020, 15:44

Kur kanë ngelur vetëm pak ditë nga Krishtlindjet, Andrea Bocelli së bashku me vajzën e tij Virginia  kanë interpretuar këngën 'Hallelujah'. Performanca e Bocellit më të bijën ishte gjatë koncertit 'Beso në Krishtlindje', transmetuar në tërë globin nga Teatro Regio di Parma. Tenori mori kitarën e tij për të kënduar së bashku me Virginia, vajzën e tij 8-vjeçare.  Eventi u mbajt nën drejtimin artistik të Franco Dragone dhe është parë në mbi 100 vende të botës. Midis të ftuarve ishin  Zucchero, Cecilia Bartoli, Clara Barbier Serrano dhe Anastasiya Petryshak.