Koncerti më 21 qershor, Vitmar Basha: U gëzova kur u hap Bunk’Art1, vlen miliona për artin

16 Qershor 2018, 17:17 | Përditesimi: 16 Qershor 2018, 17:17

Vitmar Basha, këngëtari energjik i muzikës rock, do t’i bashkohet performacës live që do të mbahet më 21 qershor në Bunk’Art 1 për të festuar ditën botërore të muzikës. Basha do të këndoj live deri në orët e vona me tre grupe të njohura muzikore: Marsela Çibukaj, All in Band dhe Jericho. Në një intervistë për Report Tv premton se do ta kthejnë Bunk’Art në arenë spektakli.

Kemi menduar të bënim një skenë që të jetë ndryshe nga skenat normale që shikojmë në festivale të ndryshme.

Vitmar Basha

Këngëtari e sheh Bunk’Art 1 si një objekt me vlerë të madhe, ku mund të alternohen aktivitete të larmishme kulturore

Këtë ditë që është shumë e rëndësishme që është dita e muzikës, që do të kulmojë në një vend kaq të bukur, skena nuk ka nevojë, do të duheshin miliona euro me bërë një skenë sikur është Bunk’Art. Unë kam qenë edhe në Aushvic, kur u bë disa vite më parë Bunk;Art isha i gëzuar se ishte hera e parë që bëhej një rifreskim i memories së Shqipërisë. Isha i gëzuar që kam qenë pjesë e stafit organizues dhe artistik, pasi po i japim një penelatë arti.

Vitmar Basha