Bie koncesioni, Kontrollin Teknik të Mjeteve e merr shteti/ Në vitin 2021, mbikëqyrja e kolaudimit bëhet me Partneritet Publik Privat

1 Dhjetor 2020, 17:31 | Përditesimi i fundit: 2020-12-01 20:27:57

Report TV mësoi se Shërbimi i Kontrollit Teknik të mjeteve pritet ti kalojë Drejtorisë së Transportit Rrugor, pas përfundimit të koncesionit më 31 dhjetor 2020. Por ajo që ende nuk është zyrtarizuar ka të bëjë me mënyrën se si do të bëhet liberalizimi i tregut përsa kohë ende nuk është publikuar udhëzimi i ministres Belinda Balluku që i hap rrugën licencimit të kompanive për  këtë shërbim. Ndërkohë në vitin 2021 do të jepet me koncesion mbikëqyrja e qendrave të kontrollit teknik të mjeteve rrugore.