Konfederata e Sindikatave: Rrisni me 20% pagat e mësuesve, më tepër kujdes për nxënësit

8 Shtator 2018, 21:43

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë analizoi sot situatën e krijuar në sektorin e arsimit, nga reforma e arsimit, e deri të rritja e pagës për mësuesit.  Në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Sindikale të Arsimit kreu i konfederatës Kol Nikollaj tha se mbledhja e sotme është për denoncimin e  mosmbajtjen e premtimit për rritjen e pagës me 20% për mësuesit, mosmiratimin e statusit të arsimtarit, mungesa e pagës së 13, si dhe nënshkrimin e kontratës kolektive nga Ministria e Arsimit

Objekt i denoncimit ishin edhe mungesa e sigurisë në shkolla, transport i nxënësve si dhe puna në të zezë e punonjësve të sigurisë dhe punonjësve sanitare, mbyllja e shkollave me klasa kolektive, problematikat e pajisjes me libra, si dhe problematikat ne punësime e krijimi i kushteve dinjitoze për arsimtarët në punë, page e shpërblim.