Konferenca e Kryetarëve vendos! Të gjithë deputetët në sallë, seancë plenare deri në 30 prill

10 Prill 2020, 15:13

TIRANË- Konferenca e Kryetarëve  miratoi ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, programin e punës dhe kalendarin  e punimeve të Kuvendit për periudhën 30 mars - 17 prill  2020 dhe vendosi thirrjen e seancës plenare në 16 prill.

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, sot u zhvillua online Konferenca e Kryetarëve dhe u ra dakord që seancat do të zhvillohen me pjesëmarrjen dhe prezencën në sallë të të gjithë deputetëve, me numër dhe kohë të kufizuar diskutimesh, dhe për zbatuar standardin e distancimit social, për uljen e deputetëve do të shfrytëzohen edhe mjediset e tjera të sallës së seancave plenare. Seancat do të jenë të mbyllura për publikun dhe do të sigurojnë akses për RTSh, i cili do të transmetojë live dhe do t’u mundësojë sinjalin edhe mediave të tjera.