GJERMANI- Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim në Konferencën e Sigurisë në Mynih për konfliktin Ukrainë-Rusi, në cilësinë e kryetarit të OSBE.
Teksa tregoi gjithë situatën e rëndë në zonën e konfliktit në Ukrainë, kryeministri u bëri thirrje vendeve anëtare të OSBE-së të jenë në ndihmë të njerëzve që jetojnë në kufirin e konfliktit.
Në cilësinë e drejtuesit të OSBE-së, Rama foli për rolin e Rusisë në këtë konflikt, duke shtuar se për sa kohë ky shtet do jetë i frikësuar nga BE dhe NATO, zgjidhja do të jetë e largët. Kryeministri e nisi fjalën gjatë konferencës me një batutë e cila shkaktoi jo pak të qeshura te të pranishmit.
"Për aq kohë sa Rusia e kjo është diçka që historia së fundi duhet të na e kish mësuar, do të jetojë me frikën e të qenit e rrethuar, nuk do të ketë një zgjidhje përfundimtare. Pra, për aq kohë sa Rusia do të jetojë me frikën e të qenit e rrethuar nga NATO-ja, nga BE-ja e të jetë si të thuash e mbytur në këtë rreth, gjërat nuk do të përmirësohen. Ka dhe një element tjetër. Po kështu, Presidenti Zelensky nuk ka kohë, ka vetëm 4 vjet. Palët e tjera kanë shumë kohë. Kështu që kjo duhet marrë parasysh. Natyrisht, kjo nuk ka të bëjë me OSBE-në, apo me mua. Natyrisht nuk na takon ne që t’u japim leksione të tjerëve. Kjo ka të bëjë me fuqitë e mëdha, ka të bëjë me drejtuesit e koalicionit tonë për të menduar për këtë, se ndërkohë që diskutonim, mu tha që 16 vjet më parë, Zoti Pinchuk kishte mbledhur njerëzit për Ukrainën. E nuk më duket se pas 16 vjetësh gjërat janë bërë më mirë. Natyrisht, kjo është e hapur për diskutim. Saktësisht kështu, 16 vjet më parë u mblodhët duke qenë shumë të shqetësuar për Ukrainën. Ndërkohë 16 vjet më vonë keni një luftë, të gjithë kanë një luftë atje, kështu që nuk po pyes se çfarë do të ndodhë 16 vjet më pas, megjithatë, Richard mund të na ndihmojë me këtë", tha Rama.
Në prani të presidentit të Francës Macron, Rama tregoi incidentin e ndodhur në Paris, në ndeshjen Shqipëri-Andorra. Kryeministri Rama ka zhvilluar disa takime në Mynih, me shumë homologë të vendeve të BE-së jo vetëm në cilësinë e drejtuesit të OSBE, por edhe në kuadër të konferencës së Donatorëve për Shqipërinë që do të mbahet në Bruksel ditën e hënë.
Më pas Rama ka vijuar takimet edhe me sekretarin e përgjithshëm të OSBE, Thomas Greminger