Konferenca vjetore e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Do të ishim naiv nëse pretendojmë se mbarimi i pandemisë na rikthen direkt në normalitet

10 Mars 2021, 11:10 | Përditesimi i fundit: 2021-03-10 14:49:55

Dhoma Amerikane e Tregtisë po zhvillon sot analizën vjetore. Presidenti Enio Jaço ka deklaruar se sfida e madhe e ditëve në vijim është përshtatja me realitetin e ri. Sipas tij do të ishte naive të besohej se sa të mbarojë pandemia do të kthehemi siç ishte më parë.

"Përpos presionit të pandemisë bizneset amerikanët kanë reduktuar shumë pak numrin e të punësuarve. Bizneset tona kanë injektuar më shumë në vitin 2020 është xhiroja më e lartë ndonjëherë rreth 3.1 miliardë dollarë, lidhet me afrimin e më shumë bizneseve në dhomën tonë.

Kemi hasur 3 sfida në 2020:

-Aksesi në financë, edhe pse ka pasur shumë ndihma si shtyrje detyrimesh dhe garancitë sovrane. Ajo që vumë re është se Shqipëria është më pak e përgatitur në instrument të tjerë alternativë.

- Së dyti tregtia fizike, dhe në të gjithë botën ka pasur humbje, por trendi global ka shkuar më shumë drejt tregtisë online. Shumë biznese në Shqipëri janë përshtatur, por legjislacioni i Shqipërisë është akoma i papërshtatur për të zhvilluar sektorin.

- Së treti, është sfida e përshtatjes me normalitetin e ri që do shkoj përtej 2021. Është naive të mendosh se do përshtatemi sapo të mbaroj pandemia. Prandaj duhet ndryshim, është përgjegjsi e biznesit së pari për tu përshtatur.

Sa i takon klimës së biznesit, kanë qenë tre ngjarje që kanë ndikuar tek ne dhe tel mendimi ynë. E para është situata jo pozitive me investitorin amerikan DUTYY FREE. I dyti është indeksi amerikan që pësoi një rënie me 5%, dhe kemi vënë re mungesë besimi të shtuar të biznesit dhe investitorëve për klimën e biznesit", tha ai.

Lajm në përditësim...