Konferencë për ndryshimet klimatike/ Raporti i BE: Cilësia e ajrit në Ballkan, jashtë normave! 25 % e tokës të përdoret për bujqësi organike

28 Qershor 2022, 22:04

Gjendja e mjedisit dhe klimës në Ballkanin Perëndimor bëri bashkë sot përfaqësues të bashkimit Europian, zyrtarë të ndryshëm dhe Ministren e mjedisit dhe turizmit Mirela Kumbaro. Në konferencë u prezantua Raporti i ndryshimeve klimatike për vitin 2021, ku u vu në dukje shetqësimi se në ballkanin perëndimor cilësia e ajrit është jashtë normave.