Konfirmohet në detyrë Gjovalin Loka, Vettingu: Ka qenë sigurims, por s'firmosi asnjë dokument

19 Gusht 2020, 12:25

TIRANE-Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit për vettingun në policinë e shtetit ka zbuluar se drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit Gjovalin Loka ka qenë operativ i sigurimit të shtetit. Loka ka dalë sot para trupës së vettingut, ndërsa përballë anëtarëve ka qenë i vetëm pa avokat. Loka e ka fshehur të kaluarën e tij, por komisioni e ka zbuluar.

Pjesë nga seanca e sotme
Trupa e Komisionit të Vettingut: Nga janari '91 deri në qershor '91 Gjovalin Loka ka qenë operativ i sigurimit të shtetit. Ndërkohë në përgjigjet e tij ka deklaruar se nuk ka qenë. Ndërkohë deri në vitin 1990 ka qenë student në shkollën e sigurimit të shtetit. Komisioni i jashtëm do të vlerësojë nëse është apo jo kriter ndalues kjo situatë dhe gjetje ndaj z.Loka.

Gjovalin Loka: Mos më diskriminoni për shkak të studimeve të asokohe. Nuk kam kontaktuar me asnjë nga bashkëpunëtoret e sigurimit të shtetit. Nuk kam dënuar apo keqtrajtuar apo rekrutuar askën në sigurimin e shtetit.

Trupa e Komisionit të Vettingut: Autoriteti i dosjve ka siell raport te dyte thote se z.Loka nuk ka firmosur asnjë dokument asokohe kur punonte si operativ në zonën e Bicajt në Kukës. Shtetësja A.B. e ka kallëzuar Gjovalin Lokën por prokuroria ka vendosur pushimin e çështjes.

Në vitin 2002-2003 kur Loka ka qenë në Vlorë dhe Lezhë, SHISH ka pasur informacione për favorizime të policëve të ndryshme.