Konfiskimi i aseteve të bosëve të krimit, Sandër Lleshaj takim me SHISH dhe SPAK

24 Qershor 2020, 16:39

TIRANE-Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Kryeprokurorin Olsian Çela, kreun e SPAK, Arben Kraja dhe ministrat Anila Denaj dhe Etilda Gjonaj me fokus ecurinë e OFL-së. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në takim është diskutuar mbi ecurinë e Operacionit Forca e Ligjit dhe konfiskimin e aseteve të krimit. Takimi u zhvillua në Pallatin e Kongreseve.