Konflikt mes të rinjve në Sauk, kandidati për deputet i LSI-së në Tiranë dhe dy vëllezërit e tij mbeten të plagosur! Shkak për sherrin bëhet një vajzë

18 Prill 2021, 16:19

#reportTV #lajmeshqip #lajme TIRANË- Kandidati për deputet i LSI-së në Tiranë, Klodian Doka, 30-vjeç, i renditur i 32-ti në listë, ka mbetur i plagosur së bashku me dy vëllezërit e tij pas një sherri të përfshirë me disa të rinj të tjerë në Sauk. Si pasojë e konfliktit mes të rinjve, ka mbetur i plagosur lehtë me sende të forta shtetasi Klodian Doka, dhe Eltion Doka, 23-vjeç, ndërkohë që është plagosur me thikë Roland Doka, 27-vjeç i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, të tre vëllezër. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, pranë zyrave elektorale të LSI-së dhe shkak për përplasjen e tyre mësohet se është bërë sherri për një vajzë. Nga ana tjetër u bë e mundur identifikimi i personave të dyshuar të kësaj ngjarje dhe u shpallën në kërkim shtetasit Eni Sada, Albor Mulgeci dhe Sokol Kryeziu. Gjthashtu u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Kanosja’ shtetasi Basri Hakcani pasi me datë 17.04.2021 ka kanosur dhe kërcënuar shtetasin Klodian Doka.