Konflikti libian, Erdogan dhe Putin: Të dielën nis armëpushimi

9 Janar 2020, 15:07

Erdogan dhe Putin arijnë përsëri marrëveshje. Edhe një herë, presidentët e Rusisë dhe Turqisë kanë lënë mënjanë dallimet në kërkimin e një marrëveshje që kënaq interesat ekonomike, energjetike dhe gjeopolitike të vendeve të tyre. Këtë herë kompromisi ka të bëjë me Libinë, ku Moska dhe Ankaraja mbështesin fraksionet kundërshtare. Në takimin e tyre në Stamboll, Putin dhe Erdogan u bënë thirrje palëve luftarake që të linin armët dhe të bien dakord për një armëpushim të qëndrueshëm që fillon nga mesnata midis të shtunës dhe të dielës.Italia u kthye dje në mbrëmje për të paktën një ditë në qendër të lojës diplomatike në Libi. Kryeministri Giuseppe Conte u takua në 'Palazzo Chigi' me gjeneralin Khalifa Haftar. Në mbrëmje, Conte duhej të ishte takuar edhe me kryeministrin libian Fayez Al Sarraj, por burime italiane njoftuan se nga Brukseli, ku ai u takua me Josep Borrell, Përfaqësuesin e Lartë të Unionit për Punë të Jashtme dhe Politikë dhe Sigurisë, se Al Sarraj pas takimit u kthye me urgjencë në Libi.
"Ne kemi të drejtë të lidhim traktate dhe konventa me këdo që duam," tha Al Sarraj në përgjigjen e një pyetje në arabisht mbi bashkëpunimin ushtarak midis qeverisë së marrëveshjes kombëtare Libiane dhe Turqisë.
"Ne e bëmë marrëveshjen në mënyrë transparente - shtoi Kryeministri Libian - nuk mblodhëm mercenarë, as luftëtarë nga Sudani apo Çadi. Ne jemi të vendosur të mbrohemi dhe askush nuk do të mund të na i heqë këtë të drejtë".
Sarraj i quajti diskutimet me "liderët evropianë" në Bruksel "shumë produktive".
"Ne nuk duam - tha Sarraj - që Libia të bëhet një fushë beteje, e luftërave me prokurë. Ne duam që agresori të ndalojë sulmet e tij kundër qeverisë së ligjshme, të njohur globalisht të Libisë".
"Nuk ka zgjidhje ushtarake për krizën libiane - tha Borrell pas takimit me Sarraj - veprimet e mëtejshme ushtarake do të sjellin pasoja katastrofike për popullatën libiane dhe për të gjithë rajonin".
Borrell theksoi se për të gjetur një zgjidhje për krizën "të gjitha palët do të duhet të ulen rreth tryezës dhe të përfshihen në dialog politik".