Konflikti SHBA-Iran/Hezbollah godet bazën amerikane

13 Janar 2020, 14:19

TV iranian ka transmetuar një sulm me raketa ndaj bazës ajrore të Al Balad në Irak ku deri para pak ditësh ndodheshin forca amerikane, duke plagosur katër ushtarë iraken, një skenar i Teheranit për të larguar vëmendjen nga protestat e vazhdueshme në vend.

Kërcënime vijnë gjithashtu nga Libani përmes gojës së liderit të Hezbollahut Hassan Nasrallah.

"Amerikanët duhet të braktisin bazat e tyre. Ushtarët, oficerët dhe anijet duhet të largohen nga rajoni ynë. Ata duhet të largohen, përndryshe alternativa do të jetë e ndryshme nga ajo që unë propozova të dielën e kaluar. Alternativa e të ikurit vertikalisht, domethënë gjallë, nuk do të zgjasë përgjithmonë dhe do të na detyrojë ti largojmë horizontalisht, domethënë në arkivole. Do ta paguan me gjak gabimin dhe iluzionin tuaj”.

Ndërkohë Administrata Trump ka kërcënuar se në rast të tërheqjes së trupave amerikane nga Iraku, do bllokohen llogaritë rrjedhëse të hapura në bankat amerikane, ku derdhen dollarët e ardhur nga nafta, do të bllokohen.

Sipas ‘Wall Street Journal’ Departamenti Amerikan i Shtetit do të privonte Bagdadin nga miliarda dollarë të depozituar në Bankën Federale të Rezervave të Nju Jorkut. Nëse kjo ndodh, Iraku nuk do të jetë në gjendje të tërheqë fonde, gjë e cila mund të çojë në kolaps qeverinë dhe paralizimin e ekonomisë dhe për të cilën kryeministri iraken Adel Abdul Mahdi është paralajmëruar për dënimin e ri dhe dëmin që do të vinte.

Banka Federale e Rezervave të Nju Jorkut ofron shërbime bankare për rreth 250 banka qendrore dhe institucione qeveritare në të gjithë botën. Në vitin 2015 ajo kishte bllokuar një llogari rrjedhëse të qeverisë irakiene për disa javë pas disa derdhjeve të dyshuara të ISIS në bankat iraniane. Nuk dihet ende saktë se sa është shuma që mund ti bllokohet Irakut nga banka por dihet se në vitin 2018 bilanci i dokumentuar ishte 3 miliardë dollar.